Skënderbeu fiton edhe Kupën e Shqipërisë (VIDEO)

Lilaj gol penallti on Vidnews.

Pëlqej
Skënderbeu ka fituar sot edhe Kupën e Shqipërisë përballë Laçit me rezultatin e përgjithshëm 1-0.

Pjesa e parë ishte e barabartë ku të dyja skuadrat patën rastet e tyre, por pa i shfrytëzuar si duhet.

Një penallti e fituar nga James, por shumë e diskutuar, pasi ishte në limitet e hyrjes së zonës, ka vendosur takimin. Laçianët protestuan shumë, por gjyqtari Hamiti pasi u konsultua edhe me asistentët vendosi për penallti.

Lilaj nuk gaboi nga 11 metra. Deri në fund, ekipi i Dajës menaxhoi rezultatin, dhe arriti dopietën e këtij sezoni. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori