Skënderbeu-Kukësi, tani luhet për 1.3 milionë euro (FOTO LAJM)

“E drejta TV” nuk është se ka sjellë shumë para për ekipet tona. Në shumicën e rasteve ajo nuk është shitur dhe në ato pak raste që është shitur ka qenë me shifra të ulëta. Por kalimi në fazën me grupe të Europa League mund të sjellë bonuse pafund për ekipet tona. Shumat mund të shkojnë edhe 1 milion euro nëse ke fat dhe të bie një skuadër e madhe në grup. Edhe nga dy skuadrat turke dhe ukrainase pritet të ketë goxha para, por jo në nivelin e fazës së grupeve. Gjithsesi skuadrat duhet të kualifikohen dhe më pas të mendojnë për bonuset e fazës së grupeve. Për momentin ato marrin shuma jo të këqija nga “E drejta TV” prej Trabzonsporit dhe Çernomorets Odesës.
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Për lavdi në Europë dhe një "mal" me para. Ky është "misioni i pamundur" i dy skuadrave shqiptare, Kukësi dhe Skënderbeu. Skuadrat tona do të luajnë kundër Trabzonsporit dhe Çernomorets Odesës jo vetëm për t’u kualifikuar, por për të futur në arkat e klubit para pafund. Për dy ekipet është e sigurt që nëse kualifikohen do të marrin nga 1.3 milionë euro për kokë. Një shumë e cila do t’i shkonte përshtat skuadrave tona që deri tani kanë fituar 640 dhe 925 mijë euro shpërblime. Dhe këty nuk futen shumë shpërblime që kanë të bëjnë më së shumti për të drejtën televizive të ndeshjeve apo shpërblime nga "E drejta TV" e kampionatit shqiptar.

Gjithsesi tani nis lufta e vërtetë për paratë. Në lojë janë 1.3 milionë euro për kualifikimin në fazën e grupeve. Dhe ky nuk është maksimumi. Sepse të tjera para futen në arkat e klubeve shqiptare. 200 mijë euro për fitore merr një skuadër në fazën e grupeve të Europa League. Ndërkohë që 100 mijë euro merr një skuadër nëse barazon në Europa League. Këto para dyfishohen nëse ekipet tona kualifikohen përtej fazës me grupe dhe dalin me 32 më të mirave në Europa League.

Pra ekipet shqiptare i pret një "mal" me para. Është vetëm çështje mundësie për t’i marrë këto lekë që janë shumë dhe që sigurojnë për 2 vitet e ardhshme financat e klubeve shqiptare. Gjithçka është në dorë të dy skuadrave.

Paratë janë aty dhe një sforco e fundit jo vetëm që iu shton lavdinë por i mbulon edhe me euro. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2013, ora 12:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

Kampionatet