Skocia e përgjysmuar ndaj Shqipërisë, tifozët: Luani kalçeto!
sco0
Kombëtarja skoceze do të luajë këtë të shtunë ndaj Shqipërisë në një ndeshje mjaft delikate. Për këtë takim skocezët nuk duhet të llogarisin plot 9 futbollistët bazë të skuadrës.

I dëmtuari i fundit është qendërmbrojtësi Kieran Tierni i cili pësoi disa lëndime dhe u largua nga grumbullimi. Kaq ka mjaftuar që tifozët skocez të tallen në rrjetet sociale.

“As nga qeveria e Tereza Mei nuk ka pasur kaq largime. Unë propozoj t’i kërkojmë Shqipërisë të luajmë pesëshe. Para se të më kërkoni, po ju them që jam i dëmtuar edhe unë”, ishin disa nga komentet e tifozëve. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2018, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori