Është arritur
marrëveshja mes Barcelonës dhe Juventusit për kalimin e mesfushorit
Artur në Torino.
Lajmi është konfirmuar nga “Sky Sport”, që shkruan se italianëve i ka kushtuar plot 80 milionë euro ky operacion.
artur melo
Thuhet se të dyja klubet kanë rënë dakord dhe shumë shpejt mesfushorin brazilian do ta shikojmë me bluzën bardhezi.
Artur pëlqehet shumë nga trajneri Sarri i cili dëshiron të ndërtojë mesfushën rreth brazilianit dhe e donte me çdo kusht te ekipi i tij.
Raportohet se
marrëveshja është arritur dhe shumë shpejt pritet edhe zyrtarizimi.
Gjithashtu
raportohet se të dyja palët popunojnë, që të mbyllin gjithçka rreth këtij transferimi brenda 30 qershorit, me lojtarin që do kalonte në Itali, pas përfundmit të sezonit aktual.
Shtuar më 23/06/2020,
ora 17:51