Sllovakia rrëmben fitoren e parë, fundos Rusinë (VIDEO)
Sllovakia merr fitoren e parë në Europian ndaj Rusisë 2-1 në sfidën e dytë për Grupin B. Sfida midis këtyre skuadrave ka dhuruar emocione të shumta, teksa pjesa e parë u dominua nga Sllovakia, ndërkohë që e dyta nga rusët.

Weiss zhbllokoi rezultatin në minutën e 32-të, ndërkohë që Hamshik në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi një gol të mrekullueshëm.

Rusia në pjesën e dytë dominoi ndeshjen duke rihapur shifrat me Glushakov në minutën e 80-të, por shpërdoroi shumë mundësi në portën e Kozaçik.

Sllovakia tashmë ka 3 pikë, teksandeshjen e fundit do ta luajë ndaj Anglisë, ndërkohë që Rusia me 1 pikë sfidon Uellsin. /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori