Sllovenia mposht Shqipërinë (VIDEO)
Pëlqej
Kombetarja e Shqiperise
Humbje me rezultat 1-2 e përfaqësueses së Shqipërisë në ndeshjen miqësore të zhvilluar të mërkurën mbrëma në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë.

Të parët kaluan në epërsi sllovenët me golin e minutës së 24-të të shënuar nga Milivoje Novakovic.

Pas 17 minutash lojë në pjesën e dytë, kombëtarja shqiptare arriti të barazojë përmes Ervin Bulkut.

Kombëtarja ishte me fat në disa raste gjatë pjesës së dytë, ndërsa miqtë goditën një shtyllë nga një goditje dënimi, ndërsa mbrojtësi Teli spastroi në një rast topin mbi vijën fatale.

Pak para përfundimit të takimit, sllovenët shënuan golin e fitores nga penaltia, gol të cilin e realizoi Zlatko Dedic.

Në takim debutoi i riu Klodian Memushaj. (albeu.com)


Shikoni golat:

Shtuar më 09/02/2011, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori