Sot derbi Italisë Juventus-Inter, mungojnë Sandro dhe Nainggolan
Pëlqej
Sot në mbrëmje në orën 20:30 do të luhet në Alianz Stadium derbi shumpritur i Italisë midis Juventusit dhe Interit, shkruan Albeu.com.

Juventusi vijon rezultatet pozitive në Serinë A teksa një javë më parë triumfoi 3-0 në transfertë ndaj Fiorentinës.

Bardhezinjtë duket se dhe këtë sezon janë të pathyeshëm drejt titullit të 8 radhazi, teksa pas 14 javësh kanë regjistruar 13 fitore dhe një barazim, duke blindura vëndin e parë me 40 pikë.

Në anën tjetër Interi i Luciano Spaletit vjen pas barazimit dramatiK 2-2 ndaj Romës dhe sot do të kërkojë fitoren ashtu sic dekalroj dhe Spaleti në konfernecën për Shtyp.

Zikaltrit mbajnë vëndin e 3 me 29 pikë plot 11 pikë larg kreut që mbahet nga Juventusi. Gjithsesi skuadra nga milano këtë sezon ka si objektiv zonën champios dhe deri më tani poi ia del me sukses.

Ndërkohë Interi javën e ardhshme ka një sfidë delikatë në Chammpios ndaj PSV-së ku do të kërkojë vetëm fitoren.

Ndërkohë sa i përket Formacioneve për Juventusin do të mungojnë Khedira, Sandro, Barzagli, ndërsa Emre Can është në dyshim.

Ndërsa Interi mungesën e vetmë në këtë takim ka Nainggolan i cili u dëmtua në ndeshjen ndaj Tottenhamit. /albeu.com/

Formacionet e Mundshme:

Juventus: 4-3-3 Szczesny, Cancelo, Chiellini, Bonucci, De Sciglio, Bentacur, Pjanic, Matuidi, Ronaldo, Mandzukic, Dybala.

Inter: Handanovic, Asamoah, De Vrij, Skriniar, D’Ambrosio, Joao Mario, Brozovic, Vecino, Politano, Perisic, Icardi.

Shtuar më 07/12/2018, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori