Sot dita e madhe e "Topit të Artë", cili do jetë fituesi mes këtyre kandidatëve
E hëna e 3 dhjetorit është dita e Topit të Artë. Mbrëmjen e sotme në Paris të Francës në orën 21:00 do të zbulohet fituesi i çmimit më prestigjioz individual.

Sipas të gjitha parashikimeve pritet të thyhet më në fund hegjemonia Ronaldo-Messi që zgjat prej një dekade, me brazilianin Ricardo Kaka që në vitin 2007 ishte fituesi i fundit i Topit të Artë pasi dhjetë të tjerët i përkasin dyshes Ronaldo-Messi.

Të gjitha rrugët sot të çojnë te Luka Modric. Mesfushori kroat i Realit të Madridit është favoriti i madh për të fituar këtë trofe prestigjioz që do të ishte i treti radhazi pas çmimeve që mori nga FIFA, si lojtari më i mirë i Botërorit Rusi 2018 dhe FIFA Best Player.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë ata që do të plotësojnë podiumin mes Ronaldos dhe 3 kampionëve të botës, Raphael Varane, Kylian Mbappe e Antoine Griezmann.

Në rast se Modric triumfon sot, Reali i Madridit do të lërë pas Juventusin dhe do të bëhet klubi me më së shumti lojtarë që kanë fituar Topin e Artë, plot nëntë, shkruan SuperSport.Në Paris do të ndahen edhe disa çmime nga revista prestigjioze France Football e cila është organizatorja e këtij eventi. Do të nderohet edhe Kylian Mbappe i cili do të shpallet lojtari më i mirë i vitit 2018, nën moshën 21-vjeç.
Kandidatët

Sergio Aguero (Man City)

Gareth Bale (Real Madrid)

Alisson Becker (Liverpool)

Isco (Real Madrid)

Harry Kane (Tottenham)

N’Golo Kante (Chelsea)

Hugo Lloris (Tottenham)

Mario Mandzukic (Juventus)

Sadio Mane (Liverpool)

Marcelo (Real Madrid)

Karim Benzema (Real Madrid)

Edinson Cavani (PSG)

Thibaut Courtois (Real Madrid)

Cristiano Ronaldo (Juventus)

Kevin De Bruyne (Man City)

Roberto Firmino (Liverpool)

Diego Godin (Atletico Madrid)

Antoine Griezmann (Atletico Madrid)

Eden Hazard (Chelsea)

Kylian Mbappe (PSG)

Lionel Messi (Barcelona)

Luka Modric (Real Madrid)

Neymar (PSG)

Jan Oblak (Atletico Madrid)

Paul Pogba (Manchester United)

Ivan Rakitic (Barcelona)

Sergio Ramos (Real Madrid)

Mohamed Salah (Liverpool)

Luis Suarez (Barcelona)

Raphael Varane (Real Madrid).
Shtuar më 03/12/2018, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori