Sot finalja, tifozët e Liverpool dhe Tottenham pushtojnë Madridin (VIDEO)
Sot zhvillohet finalja e Ligës së Kampioneve mes Liverpoolit dhe Tottenham.

Tifozeritë e dy skuadrave tashmë kanë arritur në kryeqytetin spanjoll, Madrid.

Duke parë mentalitetin anglez është pritur të ketë probleme por po ndodh krejt e kundërta. Dy tifozeritë janë bërë bashkë dhe po këndojnë në sheshet e Madridit.

Një video që po qarkullon në rrjete sociale tregon miqësinë mes dy tifozërive. Për dallim nga udhëtimi në Barcelonë, ku "The Reds" kishin bërë probleme, në Madrid ata po tregohen mjaft të kulturuar.
Shtuar më 01/06/2019, ora 09:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori