Sot në 20:30 superclasico River-Boca, "Bernabeo" në flakë
Pas një kaosi që dukej se nuk do të kishte fund, sot erdhi dita që të shohim supersfidën River Plate-Boca Juniors. Një takim që do të zhvillohet në stadiumin e Real Madrid, në "Santiago Bernabeu".

Ndeshja e parë, e luajtur në “Bombonera”, u mbyll në barazim 2-2, sfida e kthimit e një prej finaleve më të mëdha në historinë e futbollit duhej të zhvillohej dy javë më mbrapa, por u shty dhe më pas u zhvendos në Madrid, pas sulmit të tifozëve të River ndaj autobusit të Boca-s, që po shkonte drejt "Monumental".

Edhe pse mund të thuhet shumë mbi vendimin e CONMEBOL për ta zhvendosur takimin jashtë Amerikës së Jugut, ka një ndeshje futbolli që duhet luajtur dhe, teksa sfida ka humbur padyshim magjinë e saj, të dy skuadrat do të jenë të dëshpëruara për të marrë fitoren. Për shkak së ndeshja do të luhet në Madrid përballë të dy tifozerice, River ka humbur avantazhin e fushës. /albeu.com/



Shtuar më 09/12/2018, ora 09:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori