Spanja vuan për 3 pikët e para, e shpëton Pique (VIDEO)
Nuk ka vend për surpriza në Europian. Kampionët në fuqi të Spanjës fitojnë me shumë vështirësi 1-0, me një gol të shënuar vetëm në minutën e 87-të të ndeshjes.

Edhe pse kanë dominuar ndeshjen gjatë gjithë lojës duke pasur mundësi të shumta shënimi, "La Roja" zhbllokoi shifrat vetëm në fundin e ndeshjes. Pique arriti që të bënte atë që sulmuesit nuk mundën ta bënin gjatë ndeshjes.

Morata, Nolito dhe Aduriz zhvilluan një ndeshje aspak të mirë, ndërkohë që Iniesta dhe David Silva zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë. Darida shpërdoroi një shans të artë në fund, por De Gea priti mjaft bukur.

Kjo ishte përballja e 5- të mes të dyja skuadrave, teksa Spanja ka 4 fitore, dhe vetëm një ndeshje ka përfunduar në barazim. Spanja është e pathyeshme në 10 ndeshjet e fundit në Europian. /albeu.com/

Shtuar më 13/06/2016, ora 16:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori