SPECIALE/ Nga Ancelotti të Mourinho, njihuni me 10 trajnerët e mëdhenjë që drejtuan ekipe të vogla!
Përgatiti: Gerli Doko

Shumë trajner të njohur kanë lënë gjurmë duke drejtuar ekipe të mëdha gjatë karrierës së tyre. Por si çdo trajner ka ngritjet dhe uljet e veta në punën e tij.

"Albeu Sport" ka përgatitur një speciale për 10 trajnerët e njohur që dikur drejtonin skuadra të mëdha duke fituar dhe trofe të rëndësishëm, ndërsa sot disa prej tyre drejtojnë ekipe të dorës së dytë dhe disa të tjerë janë pa punë.

Më poshtë do t'i gjeni emrat e trajnerëve dhe një CV të shkurtër të tyre.


1-Carlo Ancelotti

-Po e nisim me trajnerin legjendar i cili ka fituar gjithçka me Milanin.

Tekniku pasi la kuqezinjtë në vitin vitin 2009 drejtoi skuadra të mëdha si Chelsean, PSG, Real Madrid dhe Bayern Munich, por në vitin 2018 ai mori drejtimin e Napolit, skuadër e cila trofetë i ka me pikatore dhe mbahet mend si skuadër e frikshme vetëm në vitet 80' ku luante legjenda, Maradona.

Por si mos mjaftonte kjo Ancelotti u shkarkua vetëm 1 muaj më parë nga Napoli dhe përfundoi në Premier League te skuadra e Everton që gjithashtu nuk ka trofe të rëndësishëm, por bën pjesë në skuadrat e dorës së dytë.

2-Jose Mourinho

-Kur flet për Special One të kujtohet se cfarë CV të pasur ka ka ai.

Portugezi i cili ka një karrierë të jashtëzakonshem duke fituar kudo ku ka shkuar, por sot ai drejton Tottenhamin skuadër që për hir të vërtetës luan futboll spektakolar po ka dekada që nuk fiton trofe, madje as vetë tifozët nuk e mbajnë mend kur ka qënë trofeu i fundit i klubit.

Mourinho ka fituar tripletë me Interin në vitin 2010, Ligën e Kampioneve me Porton në vitin 2004 me Chelsean gjithashtu ka fituar 3 herë Premier League, por sot atë e pret një sfidë e vështirë te Spërsat ku skuadra londineze nuk po kalon një moment të mirë aq sa dhe Mourinho nuk po i jep do vazhdimësi kësaj skuadre.


3-Claudio Ranieri

-Tekniku italian ka një karrierë të pasur duke drejtuar plot 20 skuadra. Por ai do të mbahet mend gjatë për tifozët e Leicester, skuadër të cilën e ai e shpalli kampion për herë të parë në sezonin 2015-2016.

Ranieri aktualisht drejton Sampdorian, skuadër e cila lufton për mbijetesë. Ndërkohë Ranieri ka drejtuar skuadra të mëdha si Inter, Juventus, Roma, dhe Atl Madrid. Megjtihatë tashmë në moshën 68 vejcare karriera e tij mund të quhet e mbyllur dhe në rënje pasi nuk e favorizon as mosha.

4-Rafael Benitez


-Të gjithë e mbani mend Rafael Benitez. Tekniku spanjoll drejtoi Liverpoolin për 6 sezone nga viti 2004 deri në vitin 2010 teksa fitoi një herë Ligën e Kampioneve me të kuqtë, ndërsa humbi një finale në vitin 2007 ndaj Milanit në Champions.

Benitez gjithashtu drejtoi më pas Interin, Napoli, dhe Realin e Madridit për pak kohë por dështoi të tregojë veten aq sa përfundoi vitet e fundit tek Neëcastle, ndërsa tani drejton skuadrën kineze, Dalian Yifang.

5-Fatih Terim

Trajneri legjendar turk ka drejtuar shumë ekipe në karrierën e tij. Por më së shumti ai ka drejtuar Kombëtaren turke dhe Galatasray. Ai gjithashtu ka drejtuar Milanin dhe Fiorentinën për një kohë të shkurtër.

Por tani në moshën 66 është sërish pjesë e Galatasray, skuadër që këtë sezon po has shumë vështirësi dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit ku nuk përjashtohet dhe dorëheqja përundimtare nga ky profesion.

Ndërkohë, Fatim Terim ka pasur dhe probleme shëndetesore verën që lamë pas ku ai kreu një operim në shtyllën kurizore.

6-Marcelo Bielsa

-Nuk ka se si të mos përfundonte në listë Marcelo Bielsa. Trajneri argjentinas më shumë do të mbahet mend për karakterin e tij të fortë se sa për atë që jepte në fushë.

64 vjeçari ka një karrierë shumë të pasur në futboll por sot ai drejton ekipin e Leeds që garon në Championship teksa synon ta ngjitë në Premier League sezonin e ardhshëm.

Leeds mban vendin e dytë dhe deri më tani tekniku argjentinas duket se po ja arrin qëllimit.

Ndërkohë Bielsa ka drejtuar Argjentinën, Bilbaon, Marsejën dhe Lillën por karriera e tij vitet e fundit ka rënë ndjeshëm.

7-Mircea Lucescu

-Legjenda rumune, Mircea Lucescu, tashmë në moshën 74 vjeçare duket se i ka dhënë fund trajnimit pas 3 dekadash punë.

Ai së fundmi drejtoi kombëtren turke kur u shkarkua vetëm pak muaj më parë, por karriera e tij ka qënë madhështore.

Lucescu ka drejtuar si fillim për 5 vite Kombëtaren rumune më pas Interin, Galatasaray, Beshiktashin, dhe Shaktar Donestk dhe Zenit shën Petërburg.


8-Jurgen Klismann

-Legjenda gjermane Jurgen Klisman nuk ka ndonjë karrierë të madhe si trajner ndërsa si lojtar ai është legjendë për gjermanët. Ai ka luajtur për shumë klube si lojtar, teks ka veshtur fanellën e Interit, Monacos, Bayernit, Shtuttgardit dhe Tottenhamit.

Karrierën e tij e filloi kur mori drejtimin e Kombëtares gjermane në vitin 2004-2006 por aventura e tij zgjati vetëm 2 vite pasi dështoi të fitonte Kupën e Botës që në atë vit zhvillohej pikërisht në Gjermani.

Më pasi ai pati eksperienca të shkurtëra si trajner. Te Bayern ai qëndroi vetëm një sezonon 2008-2009 ndërsa më pas drejtoi Kombëtaren amerikane nga viti 2011 deri në vitin 2016.

Ndërkohë sot ai drejton Herthën e Berlinit të cilën kërkon ta shpëtojë nga kategoria pasi një starti të dobët.

9- Felix Magath

-Felxix Magath do të mbahet mend si trajneri që shpalli kampion Wolsfburg kampion të Bundesligës në sezonin 2008-2009 ku në atë kohë luante dyshja e famshme e sulmit Dzeko-Grafite.

66 vjeçari gjithashtu ka drejtuar edhe Bayern Munich, Shttutgard dhe Shalke 04. Sot ai prej 3 sezonesh nuk drejton skuadër, teksa së fundmi drejtoi për një sezon 2016-2017 skuadrën kineze, Shandong Luneng.

10-Manuel Pellegrini

-66 vjeçari ka një karrierë të pasur por jo dhe aq të lavdishme. Ai do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Manchester City me të cilën fitoi Premier League në sezonin 2013-2014.

Gjithashtu kiliani ka drejtuar Real Madrid për një sezon Villareal, Malaga ndërsa së fundmi drejtoi West Ham për një sezon ku dhe u shkarkua pas rezultateve të dobëta. Sot ai është pa punë dhe karriera e tij ka qënë vazhdimisht në rënje. /albeu.com/











Shtuar më 22/01/2020, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori