Kosova ka fituar me rezultat e thellë 0-5 në trabsfertë ndaj Maltës, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të plotë të Dardanëve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në
minutën e 15' dhe ishte Vedat Muriqi, i cili
shënoi pas asistimit të Milot Rashicës.
Në pjesën e dytë,
Kosova ishte e papërmbajtshme duke rrezikuar në çdo minutë, ku
shënoi edhe katër gola.
Goli i dytë u shënua në
minutën e 70' me Benjamin Kololli, i cili
shënoi për 0-2 me parabolë pas një bashkëveprimi të mirë me Rashicën.
Pas këtij
goli,
Kosova mori zemër dhe shumë shpejt
shënoi dy gola me rezervistin Donis Avdijaj, i cili
shënoi në
minutën e 78' dhe 80'.
Pas tri asistimeve të bëra, Rashica gjeti edhe golin në këtë ndeshjes pasi në
minutën e 86-të
shënoi një gol të bukur nga distanca për të vulosur rezultatin përfundimtar 0-5.
Me këtë fitore,
Kosova ka 11 pikë në vendin e parë, ndërsa Azerbajxhani ka 9 pikë në vendin e dytë.
Shtuar më 17/11/2018,
ora 20:00