Spektakël në "San Siro", nuk ka fitues në derbin e Madonninas (VIDEO)
Milani dhe Interi u ndanë me barazim 2:2 në derbin ‘Della Madonnina’ në ‘San Siro’.

Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të, solli emocione të forta, ndërsa Interin nga humbja e shpëtoi Perisic, që shënoiminutën e 92’.

Dyja skuadrat dhuruan spektakël me raste të mira shënimi, por më të mirë u treguan kuqezinjtë, të cilët kaluan të parët në epërsi.

Para se ekipet të shkonin në pushim të pjesës së parë, anësori Suso shënoi një gol të bukur për ta kaluar MIlanin në epërsi.

Me të filluar pjesa e dytë, Antonio Candreva barazoi rezultati në 1:1, duke shënuar një gol të bukur nga distanca në minutën e 53’të.

Por, gëzimi i tyre zgjati shkurt pasi në skenë sërish doli Suso, i cili realizoi golin e dytë personal dhe për Milaninminutën e 58’të për rezultatin 2:1./Albeu.com/
Shtuar më 20/11/2016, ora 22:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori