Spekullimet për Messin, Bartomeu tregon si qëndron e vërteta
Lionel Messit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij aktuale me Barcelonën.

Është raportuar se argjentinasi pritet të largohet nga skuadra dhe nuk dëshiron rinovimin e kontratës, shkruan Indeksonline.

Por presidenti i Barcës, Josep maria Bartomeu ka thënë se lojtari i tij më i mirë dëshiron të pensionohet në Camp Nou.

"Messi tha se do t’i jepte fund karrierës së tij profesionale dhe të futbollit te Barça. Nuk do të hyj në detaje sepse jemi të përqendruar në konkurrencë dhe jemi në negociata me disa lojtarë por Messi na sqaroi se dëshironte të qëndronte, kështu që mund t’ju siguroj se do ta vlerësojmë për një kohë të gjatë", ka thënë Bartomeu pas fitores së Barçës ndaj Villarreal.

Disa pamje janë shfaqur ku shihet se Messi nuk ka një raport të mirë me trajnerin aktual, Setiene.
Shtuar më 06/07/2020, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori