Stadiumet bosh, flet Totti: Nuk është më futboll
Edhe pse skuadrat janë rikthyer në fushën e lojës, një mungesë e madhe mund të quhet ajo e tifozëve, të cilëve u duhet ta ndjekin ndeshjen nga televizori, për shkak të pandemisë së Covid-19.

Në një intervistë për “Canale 5”, legjenda e Romës, Francesco Totti, foli në lidhje me mungesën e tifozëve në stadiume.

Ish-numri 10 i verdhekuqëve u shpreh se me ky nuk mund të quhetfutboll, pasi me stadiumet bosh duket si një sport tjetër.


"Me stadiume bosh nuk është më futboll, është një sport tjetër dhe nuk jemi aq të apasionuar pas televizionit sa më parë. Shpresojmë që të kthehemi në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur ".
Shtuar më 27/11/2020, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori