Stadiumi i Borussias së Dortmundit shndërrohet në një spital Covid-19
Futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit dhe klubet pritet të pësojnë humbje të mëdha ekonomike, por thuajse të gjithë skuadrat e mëdha europiane janë vënë në rresht për të ndihmuar sadopak shtetet në përballimin e situatës.

Kështu së fundi Borussia e Dortmundit ka vendosur të vërë stadiumin “Signal Iduna park” në dispozicion të autoriteteve shëndetësore, për të shtruar dhe kuruar të prekurit nga virusi vdekjeprurës.

Fotot që qarkullojnë në rrjet tregojnë se një pjesë e mirë e ambienteve të brendshme janë përshtatur në dhoma për trajtimin e të sëmurëve, kryesisht atyre që janë prekur më lehtë dhe nuk kanë nevojë për trajtim intensive.
Shtuar më 04/04/2020, ora 13:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori