Stadiumi, më 17 shkurt shpallet fituesi
Më 17 shkurt mund të konsiderohet e mbyllur çështja e letrave për projektin e stadiumit të ri kombëtar. Do të jetë kompania konsulente që do të japë verdiktin në lidhje me një nga dy projektet që janë depozituar në komisionin e ngritur nga "Sh.a Kuqezi". Kështu më 17 shkurt drejtuesit e Sh.a-së dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit do të kenë në dorë projektin që mendohet sipas konsulencës që ka më shumë vlerë. Gjithsesi edhe pse konsulenca do të zgjedhë një prej kompanive do të ketë vendimi përfundimtar i bordit të sh.a-së që do të zgjedhë fituesin.

Muaj më parë shoqëria hodhi "në tregun e kompanive" idenë e financimit, ndërtimit dhe koncesionit. Kjo u bë sërish duke u konsultuar me kompani të huaja. Shoqëria i garantoi të interesuarve që kishte një buxhet prej 15-20 milionë eurosh të gatshëm për të kontribuar. Kërkoi që stadiumi të ishte futbolli pa pistë. Me një numër tifozësh prej 20-22 mijë të tillë dhe që objekti të respektojë Planin Urbanistik, të krijojë "sens" në idenë arkitektonike të qytetit.

"Shoqëria Kuqezi" vendosi të marrë konsulencë të rafinuar ndërkombëtare në lidhje me këtë gjë duke ndjerë mungesën e përvojës. Kompania e konsulencës sugjeroi shoqërinë që përkrah shumës së kontributit që sigurohej mes FSHF-së dhe Shtetit të kishte një kompani (ose grup kompanish; kjo teknikisht nuk ka rëndësi) të cilët të bënin financimin dhe njëherazi të realizonin dhe ndërtimin e stadiumit. (Sport Ekspres) /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2014, ora 15:18
NEBI SALIU
e Mërkurë 12 Shkurt 2014, Ora 15:35
Te nderuar te FSHF Tifozat KUQ E ZI si dhe qeveria Shqiptare kapaciteti i stadiumit qe po planifikoni per ndertim po beni per lojra lagjeshe apo stadium kombetar. Si spo sjeni te afte as te ditur per karakterin e objektit sportive qe po pritet te kete stadiumi e sidomos sporti,kur bisedohet per fudbollin. Kete lloj stadiumi me kete kapacitet duhet te ndertohet diku ne Vlore apo Elbasan jo ne Tirane. Kapaciteti i Qemal Stafes duhet te kete 50,000 shiques o te paditur.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori