Statistikat/ De Biasi, përse ke grumbulluar Lilën dhe Çanin?!

Lista e publikuar sot nga De Biasi ka ngjallur shumë debat për shkak se në të janë disa emra surprizë, ndërkohë që mungojnë të tjerë që ndoshta e kanë merituar më shumë për të qenë pjesë e 23 futbollistëve që do të ishin të gatshëm ndaj Izraelit.

Nga një vëzhgim i portalit "Albeu" në statistikat e këtij sezoni për Lilën dhe Çanin, dy emrat më të kontestuar rezultaton se strategu italian ka bërë zgjedhje të çuditshme.

Andi Lila Mbrojtësi i Pas Gianninës ka luajtur në këtë sezon vetëm në 3 ndeshje, duke marrë dy kartonë të verdhë dhe 1 të kuq. Statistika që të bëjnë të mendosh se me gjithë kontributin që ka dhënë gjatë viteve të fundit, ai vështirë se meriton një ftesë, të paktën për momentin.

Edgar Çani Sulmuesi i që luan në Serinë B me Pisën gjatë këtij sezoni është aktivizuar në 12 ndeshje 8 si titullar dhe 4 zëvendësues, por deri më tani nuk ka shënuar asnjë gol. Për çfarë mund t'i shërbejë kombëtares kur nuk shënon?!/albeu.com/

Shtuar më 07/11/2016, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori