E FUNDIT/ Bien ndjeshëm rastet e reja, 19 viktima në 24 orët e fundit
Strakosha larg Lazios, Tare gjen pasuesin
Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, nuk po kalon një sezon aspak të mirë. Ai ka mbetur në stolin rezervë, pasi trajneri Simeone Inzaghi i beson Pepe Reinës.

Shqiptari po mendon të largohet, pasi nuk ka preferuar as të grumbullohet në ndeshjet e fundit. Menaxheri i tij po punon që t’i ofrojë një skuadër të re portierit të kombëtres shqiptare.

Lazio nga krahu tjetër po mendon që të afrojë në skuadër Marco Silvestrin. “Gardiani” i Veronës mund të jetë zëvendësuesi ideal i portierit shqiptar.

Shtuar më 25/01/2021, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori