Strakosha në formacionin e lojtarëve më të shtrenjtë debutues në Ligën e Kampioneve (FOTO LAJM)

Thomas Strakosha këtë javë do të përjetojë për herë të parë emocionet e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve, turneun më të rëndësishëm për klube në Europë.

Një arritje e shkëlqyer për portierin shqiptar, i cili do të mund të tregojë vlerat e tij edhe në arenën më prestigjioze në kontinent.

Për Strakoshën, kjo pejsëmarrje do të jetë edhe më e veçantë për faktin se tashmë rreshtohet mes yjeve që do të debutojnë në këtë edicion.

Portali i njohur “Transfermarkt”, i cili trajton vlerat e futbollistëve në treg, ka përpiluar formacionin e debutuesve me vlerat më të shtrenjta dhe në mes tyre gjendet edhe Strakosha.

Portieri vlerësohet 25 milionë euro ndërsa ka përpara emra të tjerë shumë të njohur në mbrojtje si Uan-Bisaka (40 milionë euro) apo Diego Karlos (50 milionë euro). Kamavinga dhe Luis Alberto me vlerë 50 milionë euro janë yjet e këtij rreshtimi në mesfushë.

Ndërsa në sulm, dy emrat më të njiohur janë Kulusevski dhe Kieza, të dy futbollistë të Juventusit që luajnë për herë të parë në Ligën e Kampioneve në edicionin aktual.

/vipsport.al/
Shtuar më 20/10/2020, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori