Sukses historik në Ligën e Kombeve, qeveria e Kosovës akordon 500 mijë euro shpërblim për Dardanët
Kosova doli e para në grupin e saj në Ligën e Kombeve, duke fituar të drejtën që të jetë në fazën “Play-Off”, ku përballë do të ketë Maqedoninë.

Për këtë, “Dardanët” kanë marrë edhe një shpërblim nga qeveria. Në Kosovë, janë akorduar 500 mijë euro, të cilat do t’i shpërndahen skuadrës përfaqësuese për suksesin e arritur deri më tani.

Fitorja ndaj Azerbajxhanit bëri që “Dardanët” të konfirmohen në krye të grupit duke tentuar tanimë një biletë në Europian, pasi të kryejë dy sfidat e fundit.

Vetë Federata e Futbollit të Kosovës, pas fondit prej 750 mijë eurosh që mori si pjesëmarrëse në Ligën D të këtij kompeticioni, përfitoi edhe 750 mijë euro shpërblim si vendi i parë, pa llogaritur të ardhurat nga biletat apo edhe shpërblime dytësore.
Shtuar më 22/11/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori