Sulmuesi refuzon Shqipërinë dhe Kosovën, zgjedh Gjermaninë
Futbollisti me origjinë shqiptare, Mërgim Berisha ka zgjedhur të përfaqësoj Gjermaninë në arenën ndërkombëtare.

Kosova dhe Shqipëria e kanë monitoruar prej kohësh 21 vjeçarin dhe së fundi ka patur kontakte për ta afruar, por Berisha i ka refuzuar duke pranuar ftesën e pancerave. 21 vjeçari ka spikatur në këtë sezon me fanellën e Altach në kampionatin austriak duke shënuar 4 gola në 10 ndeshje, prej të cilave 9 si titullar.

Forma e mirë që ka shfaqur në Bundesliga ka bindur trajnerin e Kombëtares U-21, Stefan Kuntz për ta grumbulluar për dy ndeshjet kundër Spanjës dhe Bosnje-Hercegovinës. Gjermani U-21 përballet të enjten në Cordoba të Spanjës dhe më 15 tetor luajnë në Zenica kundër Bosnjes.

Berisha ka vendosur përfundimisht për të përfaqësuar kombëtaren gjermane, megjithatë nëse ai ndryshon mendim ka mundësi që të luajë për Shqipërinë ose Kosovën në rast se nuk aktivizohet me ekipin A të pancerave.

Ëndrra e tij e madhe është të bëhet pjesë e ekipit të Loë, por konkurrenca është e madhe dhe vetëm koha do të tregoj nëse ka bërë zgjedhjen e duhur.

21 vjeçari te Altach ka gjetur ambientin e duhur për të shprehur potencialin e tij, pasi te Salzburgun, klub që zotëron kartonin e tij, por që nuk ka gjetur hapësira për tu aktivizuar. Gjithashtu edhe aventura e shkurtër me LASK në Austri dhe Magdeburg në Bundesliga 2 në Gjermani nuk rezultoi pozitive për Berishën.
Shtuar më 08/10/2019, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori