Super Mavraj, në formacionin më të mirë të fazës së parë në Bundesligë (FOTO)

Neuer
Mërgim Mavraj po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. Mbrojtësi i kombëtare sonë është përfshirë në formacionin e 11-të më të mirëve të fazës së parë të Bundesligës në Gjermani.

Ai ka kaluar një sezon fantastik me ish skuadrën e tij të Koln në 16 ndeshjet e para dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm për karrierën e tij duke u transferuar te skuadra e Hamburgut.

Mavraj është përkrah emrave të mëdhenj në kampionatin gjerman si David Alaba, Sokratis Papasthopulos dhe Philip Lahm.

30-vjeçari shqiptar është shpallur edhe më i mirë se mbrojtësit e kombëtares gjermane Mats Hummels dhe Jerome Boateng, të cilët ai i ka lënë pas.

Mavraj është votuar si qendërmbrojtësi i dytë më i preferuar nga tifozët, duke marrë 26% të votave të tifozëve, vetëm 1% më pak se lojtari grek i Dortmund Sokratis, i cili mbante vendin e pare.

Shtuar më 01/02/2017, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori