Taulant Xhaka dhe
Ermir Lenjani kanë gjetur ditën e sotme rrugën e rrjetës me skuadrat e tyre në ndeshjet e kupës.
Edhe pse luanin përballë kundërshtarëve të një niveli që linte për të dëshiruar, futbollistët e
Kombëtares kanë treguar një formë të admirueshme në sfidat e sotme.
Bazeli i
Taulant Xhakës fitoi në trasfertë ndaj Uetuil-Bnsteten me rezultatin 0-2, teksa shqiptari shënoi golin e avantazhin në
minutën e 39-të nga goditja e dënimit.
Sioni i
Ermir Lenjanit, Burim Kukelit dhe Paolo Tramexanit fitoi në transfertë me rezultatin tenistik 1-9. Mbrojtësi i
Kombëtares realizoi golin e 5-të për skuadrën e tij në
minutën e 34-t. /Panorama/
Shtuar më 13/08/2017,
ora 19:01