Kategoria Superiore këtë herë do të luaj deri në limite të vitit 2020, teksa java e 12 e saj do të jetë të mërkurën e datës 30 dhjetor.
Në këtë datë të fundit për këtë vit,
Superiorja dhuron sfida shumë interesante teksa spikat klasikja e Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë.
Bardheblutë pasi morën dy fitore
radhazi, tashmë janë ndalur në tre barazimeve
radhazi dhe kanë humbur shumë terren me kreun që mbahet pikërisht nga Vllaznia.
Distanca aktuale mes dy skuadrave është 10 pikë, ndaj për kampionët në fuqi duhet të jetë si një ndeshje finale.
Ndërkaq, po një sfidë shumë të rëndësishme do të ketë edhe Kukësi që nga ana e saj duhet të reagojë pas humbjes së djeshme ndaj Partizanit.
Verilindorët tashmë do të drejtohen nga Rrahman Hallaçi duke qenë se Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen, luajnë në Elbasan ndaj Teutës.
Sakaq, Partizani i dy fitoreve
radhazi shkon në Laç, për t'u ndeshur me vendasit laçianë.
Ndërkohë, vihen përballë edhe trajnerit të ekipit kurbinas, Shpëtim Duro, i cili i njeh në detaje të kuqtë. Ndërsa, dy ndeshjet e tjera janë ato mes Skënderbeut dhe Bylisit e Apolonisë me Kastriotin. VipSport.al
Ndeshjet:
13:45 Apolonia-Kastrioti
13:45 Tirana-Vllaznia
13:45 Laçi-Partizani
13:45 Skënderbeu-Bylis
13:45 Kukësi-Teuta
Shtuar më 28/12/2020,
ora 17:29