Superiorja mbyll fazën në mesjavë, cilat janë sfidat për këto 2 ditë
Kategoria Superiore rikthehet shumë shpejt, teksa java e nëntë, që shënon edhe mbylljen e fazës së parë, do të luhet këtë mesjavë.

FSHF ka parashikuar që takimet të luhen të mërkurë dhe të enjte, përkatësisht në datat 23 dhe 24 tetor.

Kështu, katër takime do të luhen ditën e mërkurë. Tre prej tyre do të luhen në orën 13:00, një orar i ri ky për Superioren. Kukësi do të presë Luftëtarin, ndërkohë që Teuta udhëton drejt Laçit. Takim interesant paraqitet edhe ai mes Bylisit dhe Tiranës.

Ndërkohë, në orën 16:00, vëmendja tek sfida mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Java do të mbyllet me takimin e ditës së enjte, ku Partizan do të presë Skënderbeun në kryeqytet, edhe ky takim i parashikuar të luhet në orën 16:00. Më poshtë, tabloja e plotë e javës së nëntë

KATEGORIA SUPERIORe – JAVA 9

E mërkurë, 23 tetor

Kukësi-Luftëtari 13:00

Laçi-Teuta 13:00

Bylis-Tirana 13:00

Flamurtari-Vllaznia 16:00

E enjte, 24 tetor

Partizani-Skënderbeu 16:00.



Shtuar më 20/10/2019, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori