Superkupa e Anglisë u vendos nga penalltitë (VIDEO)



Manchester City ka fituar Superkupën e Anglisë.

Kampionët e Premierligës mposhtën Liverpoolin pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-4.

Ndeshja e rregullt përfundoi në barazim me rezultat 1-1, shkruan Indeksonline.

Manchester City kaloi në epërsi me golin e Rahem Sterling në minutën e 12-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Joe Matip në minutën e 77-të të ndeshjes.

Futbollistët e Manchester Cityt ishin më të saktë nga pika e bardhë, duke shënuar pesë ndërsa Liverpooli shënoi katër. Wijnaldum ishte i vetmi që nuk realizoi.

Për Liverpoolin penalltinë e realizoi edhe Xherdan Shaqiri.
Shtuar më 04/08/2019, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori