Supersfida Ajax-Juventus, Ronaldo e nis titullar
Sot në mbrëmje në orën 21:00 do të luhet supersfida e Ligës së Kampioneve mes Ajax-it dhe Juventus.

Bardhezinjtë po kalojnë një formë mjaft të mirë teksa janë vetëm 1 pikë larg titullit të 8 radhazi në Serina A.

Të dyja skuadrat do të takohen për herë të parë që nga nëntori i vitit 2004. Holandezët nuk kanë triumfuar kundër italianëve në Champions që prej fitimit të finales së Kupës Europiane në vitin 1973.


Ndërkohë Ronaldo ka lënë pas dëmtimin dhe pritet na nisë titulllar ndeshjen. /albeu.com/

Formacionet zyrtare:


Ajax: Onana; Kristensen, De Ligt, Blind, Tagliafico; De Beek, De Jong, Schone; Ziyech, Tadic dhe Neres.

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Sandro; Pjanic, Bentancur, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic dhe Ronaldo.

Shtuar më 10/04/2019, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori