Gjelbrim Taipi shënon sërish
Pëlqej
Mesfushori shqiptar, Gjelbrim Taipi ka shënuar përsëri, pas golit që shënoi javën e kaluar.

Goli i tij i dha një pikë FC Wil që luante në fushën e Wohlenit.

Ishte ky goli i dytë sezonin e ri për preshevarin, i cili më herët ishte edhe anëtar i shpresave të Shqipërisë, ndërsa tani pret ftesën e trajnerit Gianni De Biazi per Kombëtaren e madhe.

Aktualisht, FC Wil renditet i parafundit në renditjen tabelare me vetëm tre pikë nga katër xhirot e zhvilluara.
Shtuar më 10/08/2014, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori