Talenti 19-vjeçar i huazuar i Realit, po çmend Hollandën me driblimin e tij (VIDEO)
Pëlqej
Një driblim i Martin Odegaard gjatë fundjavës së kaluar është ndër më të klikuarat në rrjetet sociale.

Futbollisti 19-vjeçar, që është në pronësi të Realit të Madridit, por që luan në formë huazimi te Heerenven në Hollandë, të kujton më lëvizjen e tij argentinasin Redono, i cili ka shkëlqyer në radhët e “Los Blancos” në periudhën 1994 – 2000.

Talenti norvegjez e shmang kundërshtarin e Rodas duke ia kaluar topin poshtë këmbëve me një lehtësi të pabesueshme. Kjo është aesyeja pse Reali shpenzoi një shumë të majme për këtë lojtar që kur ishte 16-vjeç./albeu.com/
Shtuar më 13/02/2018, ora 13:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori