Taulant Xhaka drejt Turqisë, Besiktas kërkon shërbimet e "luanit" shqiptar
Superliga turke vazhdon të "thithë" futbollistë shqiptarë.

Është Taulant Xhaka, futbollisti i radhës që mund të transferohet në futbollin turk.

Raportohet se gjiganti turk, Besiktas, po kërkon shërbimet e mesfushorit e Kombëtares së Shqipërisë.

Trajneri Sergen Yalcin e ka në listën e dëshirave dhe në krye të objektivave të merkatos. Xhaka shihet si njeriu i duhur për të mbledhur mesfushën e bardhezinjëve.

Xhaka është pjesë e skuadrës së parë të Baselit që nga viti 2010, dhe në 188 paraqitje ka shënuar 4 gola.

Ai një sezon ka qenë i huazuar edhe te Grasshopper.
Shtuar më 30/05/2020, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori