Te Napoli merret vendimi befasues për Hysajn
Pëlqej
Mbrojtësi shqiptarë, Elseid Hysaj që luan në Serinë A, pranë klubit të Napolit së fundmi është lidhur shumë me një kalim në skuadrën e Chelseas.

Pas zyrtarizimit të Sarrit në stolin e Chelseas, për Hysajn u shtuan edhe më shumë zërat e transferimit, por mesa duket asgjë nuk do të ndodhë.

Elseid Hysaj në ndeshjen e parë miqësore të këtij sezoni jo vetëm që ka qenë një nga titullarët e Napolit, por edhe ka mbajtur shiritin e kapitenit.

Napolitanët kanë nisur fazën përgatitore për sezonin e ri, nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti.

Ky ka qënë një gjest vlerësimi tepër i rëndësishëm nga trajneri Ancelotti për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, i cili edhe një herë konfirmon rëndësinë e tij në skuadrën napolitane. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2018, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori