Telenovela vazhdon! Mourinho qetëson "gjakrat" me Pogba
Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho prej disa javësh është në mosmarrëveshje me Paul Pogba.

Së fundmi një video e bërë virale në rrjet, tregonte Mourinhon dhe Pogban duke debatuar ashpër me njëri tjetrin, dhe dukej se marrëdhënja e tyre kishte arritur pikën "zero".

Por sot trajneri portugez ka vendosur të qetësojë "gjakrta" me francezin, duke lavdëruar punnë e tij megjithatë nuk harron të kujtojë se është ai "shefi".

“Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi dhe nëse unë jam i lumtur me punën e tij, atëherë ai luan. Nëse nuk jam i lumtur, ai nuk luan”, ka thënë Mourinho.

“Jam i lumtur me punën e tij gjatë kësaj jave, shumë i lumtur”.

Klubi ka nevojë për lojtarë të mirë, lojtarë me personalitet për të luajtur, ai e ka dhe do të luajë nesër”. ka deklaruar Mourinho para ndeshjes me West Hamin ditën e shtunë. /albeu.com/

Shtuar më 28/09/2018, ora 15:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori