Tërhiqet Rangnick, nuk bindet nga projekti i Milanit?
Emërimi i Ralf Rangnick në pankinën e Milan dukej një çështje e përfunduar në fillim të marsit, favorizuar nga dëshira e teknikut gjerman për të provuar një eksperiencë të re në serinë A dhe rezultateve poshtë pritshmërive nën drejtimin e Stefano Pioli, por gjithçka po shkon drejt dështimit.


“Sky Sport Deutschland”, duke iu referuar burimeve pranë trajnerit, shkruan se Ralf Rangnick nuk do ta pranojë ofertën e kuqezinjve për të marrë në duar ekipin, as tani dhe as në fundin e këtij sezoni. Milani i kishte ofruar emrit të njohur në Bundesligës një rol të dyfishtë si trajner dhe përgjegjës i të gjithë aspektit teknik të klubit, por sërish nuk e ka bindur dot.

Tekniku aktual i skuadrës së Leipzigut në Bundesligë kishte patur një marrëveshje verbale me administratorin e Milanit, Ivan Gadzidis, dhe pikërisht zgjedhja e këtij emri, ishte dhe motivi që u shkarkua një legjendë e klubit kuqezi, si Zvonimir Boban. Me situatën aktuale, shtohen kuotat për rikonfirmimin e Piolit në pankinë, edhe pse gjithçka do të vendoset nga rezultatet deri në muajin maj dhe nga arritja apo jo e kualifikimit të kuqezinjve në Europa League.
Shtuar më 11/03/2020, ora 21:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori