Terror në Rusi, banorët rrezikojnë të qëllohen nga policia
Pëlqej
Policët e qytetit rus, Ekaterinburg, kanë paralajmëruar banorët se mund të rrezikojnë të qëllohen me armë zjarri nëse do të dalin të shohin ndeshjet nga ballkoni i tyre.

Pranë stadiumit të këtij qyteti ndodhen shumë blloqe pallatesh dhe policia po e konsideron si të paligjshme nëse banorët do të shikojnë ndeshjen nga ballkoni i shtëpive të tyre.

Lajmi është publikuar nga gazeta "Moscow Time" ku thuhet se organizatorët kanë krijuar një gardh të lartë metalik prej tre metrash i cili ka bllokuar disa banesa dhe hapësirat e parkimit të makinave.

Qëllimi i organizatorëve është për mbrojtjen e personaliteteve dhe tifozëve për katër ndeshjet e grupeve që po organizohen në qytetin e katërt më të madh në Rusi – duke filluar me ndeshjen e së premtes mes Egjiptin dhe Uruguait.

Policia jonë vendase shkoi nëpër të gjitha banesat dhe na paralajmëroi se gjatë ndeshjeve ishte e ndaluar që të dilnim në ballkone, të hapnim dritaret tona ose të përdorim dylbi”, ka thënë njëri nga banorët për Moscow Times.

Zona përreth është gjithashtu duke u monitoruar nga afër nga kamerat CCTV dhe policia ekstra po patrullon rrugët e afërta dhe kryen kontrollet e identifikimit në vend kjo pasi duan të shmangi mundësin e ndonjë sulmi terrorist. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 14:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori