Tetë mungesat e detyrojnë Panuccin të mendojë rikthimin e Taulant Xhakës
Shqipëria para ndeshjes me Italinë ka dhimbje të mëdha koke, pasi i mungojnë tetë futbollistë.

Vetëm në këtë fundjavë janë dëmtuar tre lojtarë duke filluar me Arlind Ajetin, e më pas me Berat Gjimshitin dhe Amri Abrashin, i cili sipas klubit të tij do të jetë jashtë fushave për aktor javë. me këtë të fundit që duhet të mungojë të paktën 4 javë, e deklaruar nga vetë klubi i Freiburg.

Sikurse Abrashi, njëjtë mund të mungojnë edhe Ajeti dhe Gjimshiti dhe në ndeshjet me Spanjën dhe Italinë mund të jenë jashtë. Këtyre dy dëmtimeve u shtohet edhe ai i Bekim Balajt, që ka kohë që është i dëmtuar.

I dëmtuar është edhe Ansi Agollit që nga ndeshja me Maqedoninë dhe ende nuk është rikuperuar. Deri këtu numri shkon në pesë dëmtime, që do të mungojën sigurt në dy ndeshjet e radhës për eliminatore “Rusi 2018”, shkruan Telesport.

Por nuk mbaron këtu “dhimbja e kokës” për trajnerin Christian Panucci, pasi të skualifikuar për shkak të kartonëve janë edhe Mërgim Mavraj, Burim Kukeli dhe Odise Roshi.

Pra, në total priten tetë mungesa. Nga e gjithë kjo situatë e keqe mund të përfitojë Taulant Xhaka, që nuk grumbullohet që nga marsi, pas ndeshjes me Italinë në Palermo.

Xhaka mund të luajë në të gjitha pozitat në mesfushë dhe në ndeshjet e fundit ka qenë shartues te Baseli edhe në Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 19/09/2017, ora 09:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori