Teuta fiton minimalisht, por eleminohet nga Europa League
Teuta i ka dhënë lamtumirën Europa Leagues, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 3-1.

Teuta është skuadra e parë e Shqipërisë që përshëndetet me Kupat e Europës. Ekipi durrsak arriti të fitojë 1-0 në “Niko Dovana” ndaj Ventspils në ndeshjen e kthimit, por nuk mjaftoi për t’u kualifikuar sepse në ndeshjen e parë në Letoni u mundën në shifrat 3-0.

Golin e vetëm për Teutën në sfidën e kthimit e shënoi Sherif Kallaku, me të filluar pjesa e dytë.

Më pas, deri në fund Teuta kishte rastet e veta, por në pamundësi për të bërë diçka më shumë dhe për t’i kthyer gjërat në favor dhe kështu, përshëndetet me Europa Leaguen.
Shtuar më 18/07/2019, ora 19:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori