"The Sun" artikull Metës: Si u dashurua pas Celtic Presidenti
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është tifoz i flaktë i skuadrës së famshme skoceze, Celtic.

Ai ka vizituar vitin e kaluar klubin e madh skocez duke ndarë dhe fotot me tifozët në rrjetet sociale.

Është prestigjozja "The Sun" e cila i ka kushtuar një artikull tifozit special të Celtic, Presidentit të Shqipërisë.

Meta i tha "The Sun" sesi lindi dashuria e tij për klubin skocez, kur aty nënshkroi ylli i Kombëtares së Shqipërisë, Rudi Vata, në fillimet e viteve 1990.

"Dashuria ime për Celtic u forcua kur kapiteni i Shqipërisë Rudi Vata nënshkroi për atë klub në vitet 1990", tha Meta.
"Por unë kisha qenë në dijeni të tyre shumë përpara kësaj. Kur isha fëmijë, Celtic luajti kundër Partizanit të Tiranës, në Kupat Evropiane, 1979".

“Unë isha një tifoz futbolli dhe madje mund të kujtoj rezultatin dhe golashënuesin. Partizani fitoi 1-0, pas një goli fantastik nga Agim Murati".

"Kjo ishte një ndeshje e paharrueshme, sepse në kohën e komunizmit kishte shumë pak ndeshje kundër skuadrave si Celtic".

"Fatkeqësisht Partizani humbi ndeshjen e kthimit 4-1 në Glasgow".

"Pastaj në 1982 isha në stadium kur Aberdeen barazoi 0-0 me Dinamon e Tiranës. Kështu që unë kam njohuri për futbollin skocez, për një kohë të gjatë".

Meta më pas tregoi edhe për miqësinë me Rudi Vatën.

"Kur u bëra Kryeministër, diskutoja rreth futbollit me Rudi, kur ai luajtnte për Kombëtaren. Ai fliste me mua shpesh për të qenë pjesë e një klubi të shkëlqyer në Celtic.

"Në atë kohë unë gjithashtu takova Lordin George Robertson, i cili ishte sekretar i përgjithshëm i NATO-s, dhe ai gjithmonë do të fliste me mua për Rudin dhe Celtic".

“Kur Rudi mbylli karrierën në Shqipëri, familjet tona lidhin edhe miqësi".

"Unë kam qenë një herë në Glasgoë, sepse vajza ime Bora ka studiuar atje".

"Ne u futëm në taksi dhe shoferi pyeti se nga ishim. Kur i tregova, ai thirri: ‘Shqipëria! Vendi i Rudi Vatës!"

"Kjo vërtetoi rëndësinë e futbollit për mua", tha Meta.

"Të nesërmen hyra në dyqanin e Celtic në Glasgoë dhe bleva disa bluza kelt të cilat i vesha kur shkova për shëtitje".

"Unë gjithashtu kam një fanellë të CelticRudi më dha si dhuratë".

"Një ditë do të vij në Skoci për një ndeshje të Celtic. Mezi e pres atë ditë", premtoi Presidenti Meta.

Rudi më ka ftuar shumë herë, por orari im në Shqipëri është i zënë! Por jam i vendosur që në vitin 2020 do të vij në Glasgoë dhe kur të vij, jo si President".

"Unë dua të jem një tifoz në mesin e tifozëve, asgjë më shumë".
Meta shtoi se ndjek ndeshjet vendase të futbollit, por "jashtë Shqipërisë, vetëm Celtic".

"Unë jam një tifoz i këtij klubi dhe i tifozëve të shkëlyer të tij. "Nëse bëhesh një herë Kelt, mbetesh gjithmonë një Kelt!", u shpreh Meta.

"Kam pasur fatin e mirë të takoj disa tifozë të Celtic në Bosnje, korrikun e kaluar".

"Unë isha në një vizitë shtetërore dhe po shëtisja në një rrugë të Sarajevës me delegacionin tim, kur gjetëm disa tifozë që këndonin dhe pinin birra".

"Nuk e dija se ata po luanin në Sarajevë atë natë, por unë u prezantova, përmenda Rudin dhe të gjithë donin të realizonim video dhe foto".

"Ishte një rastësi, por atë ditë kisha veshur edhe kravatë jeshile!"

"Të nesërmen në drekë, zëdhënësi im i shtypit, Tedi Blushi, më tha se ka pasur shumë reagime në mediat sociale nga tifozët e Celtic".

"Që atëherë ka bërë postime në lidhje me Celtic dhe reagimet kanë qenë gjithmonë shumë të bukura".

"Postova një video të një goli të Rudit kundër Rangers – ai ishte shumë i njohur!", tha Meta, i cili foli më tej edhe për hobet e tjera që ai ka.

"Më pëlqen shëtitja dhe kam ngjitur majat më të larta në Shqipëri dhe Kosovë dhe kur të arrij atje, vendos fotografi të fanellës së Celtic!".

Shtuar më 07/07/2020, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori