Thikë pas shpine për Juven? Ky mund të jetë klubi i Marchisio-s
Claudio Marchisio prej disa ditësh nuk është më lojtar i Juventus pasi zgjodhi të ndërpriste kontratën me këtë klub.

Mesfushori Italian tashmë është futbollist i lirë dhe për të marrë shërbimet e tij janë të interesuar disa klube të mëdha.

Por pretendenti kryesor sipas asaj që raportohet në mediat italiane është klubi rival i Juventus, Roma.

“Goal Italia” shkruan se babai i Marchisios ka zhvilluar kontakte me drejtorin sportiv të Romës, Monchi, në lidhje me transferimin e mesfushorit në Stadio Olimpico.

Tashmë mbetet të presim nëse kjo lëvizje do të kryhet, pasi shumë media të tjera po e konsiderojnë si një "thikë pas shpine" për Juventus. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2018, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori