Tifo-grupi i Kombëtares "presion" FSHF-së, pasi i la jashtë stadiumit
Një nga tifo-grupet më të zjarrtë të Shqipërisë, “Ilyrian Elite” nuk është lejuar të futet në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”, për të mbështetur kombëtaren kuqezi në takimin miqësor kundër Jordanisë.

Kjo është bërë me dije nga vetë ky grupim tifozësh. Ata kanë reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ku edhe kanë sulmuar FSHF.

Në postimin e tyre në “Facebook”, ata kanë shkruar:

“FSHF Mafia sot e teprove?

Anëtareve tanë sot ju është ndalur hyrja në stadium. Arsyen askush nuk e di, thjesht emrat janë të papranueshëm për Federatën tonë. Duke qenë se ata zgjodhën të veprojnë në këtë mënyrë, presim ndeshjen e radhës t’ju tregojmë kush jemi. Me të mirë nuk deshët, tani mbani pasojat!”. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori