Tifozët "braktisin" Kombëtaren, atmosferë e vakët në Elbasan (FOTO LAJM)
Pëlqej
Tifozët shqiptarë edhe në ndeshjen e sotme kanë shfaqur mungesë interesi ndaj ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, të parës së Kristian Panuçit në stolin kuqezi.

Deri në mëngjes ishin shitur rreth 2 mijë bileta, por dy orë para ndeshjes, në qytetin e Elbasanit dhe sidomos në zonën rreth stadiumit, atmosfera e zakonshëm festive kur luajnë kuqezinjtë thuajse nuk ndjehej.

Përreth stadiumit ishin vendosur si zakonisht forcat e shumta policore, të cilat këtë radhë binin më shumë në sy për shkak të mungesës së tifozerisë. Edhe bulevardi para stadiumit, i cili është zakonisht i mbushur nga tifozët, sot ishte thuajse i boshatisur, edhe pse kuqezinjtë do të zbrisnin në fushë pas pak më shumë se një ore. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2017, ora 17:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori