Tifozët e Interit kanë tre muaj që përgatisin koreografinë për derbin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Derbi mes Interit dhe Milanit është i shumë pritur jo vetëm nga tifozët e këtyre dy skuadrave, por edhe nga tifozët e ekipeve tjera të futbollit.

Derby della Madoninna njihet për rivalitetin e madh në fushë, por edhe në tribuna.

Të dy tifozeritë ultrase gjithmonë përgatisin koreografi të bukura para fillimit të ndeshjes. Në mesin e koreografisë së Interit për disa minuta u shfaq edhe flamuri i Interit

Këtë herë vendasit Curva Nord i kanë kërkuar tifozëve të zakonshëm të jenë së paku një orë më herët në stadiumin Giuseppe Meazza, pasi kanë nevojë për ndihmën e tyre për të shpalosur koreografinë e madhe që kanë planifikuar.

“Në pritje të derbit të së dielës, i ftojmë të gjithë interistat që janë të vendosur në sektorin një, dy, tre të unazës së gjelbër të jenë të pranishëm në stadium së paku një orë para fillimit të ndeshjes. Kjo do të na lehtësonte shumë procesin e hapjes së koreografisë në të cilën kemi punuar për tre muaj. Duke marrë parasysh delikatesën dhe vështirësitë në fazën e hapjes, ne llogarisim në ndihmën dhe përkrahjen tuaj që gjithçka të ketë sukses”, shkruan Curva Nord në njoftimin e tyre për publikun.
Shtuar më 21/10/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori