Tifozët e Interit përleshen me ata të Juventusit në Kinë (VIDEO)
Pa dyshim rivaliteti mes Juventusit dhe Interit është një nga më të mëdhenjtë në Serinë A, teksa sfida konsiderohet edhe si derbi i Italisë.

Ndërkohë, tifozeritë e të dyja skuadrave njihet për thumbimet që lëshojnë ndaj njëra-tjetrës.

Ndërkohë, këtë herë derbi është zhvendosur nga Italia në Kinë, aty ku dy klubet marrin pjesë në turneun e International Champions Cup.

Një kompeticioni, i cili shërben për të testuar lojtarët para fillimit të sezonit, ndërkohë që është kthyer edhe në një marketing të madh për klubet.

Kështu, Juventusi dhe Interi po luajnë një miqësore në Kinë.

Ndërkaq, edhe në kontinentin aziatik, tifozeritë e dy ekipeve janë të mëdha, ndërsa në rrugë është krijuar atmosfera e Italisë.

Ndërsa, nuk kanë munguar as sherret në rrugë ndërmjet dy tifozerive, megjithatë fatmirësisht situata e turmave është qetësuar shpejt pa u agravuar situata.
Shtuar më 24/07/2019, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori