Tifozët madrilenë vendosin për formacionin e El Clasicos
Pëlqej
Mungesa e Luka Modric ka krijuar një mungesë të madhe në formacionin e Zinedine Zidane për ndeshjen e parë të Superkuës së Spanjës dhe Mateo Kovaçiç është favoriti për tëzënë vendin e mesfushorit.

Kur u pyetën nëse ish Intersti është zgjedhje më e mirë se Marco Asensio ose ribashkimi i BBC, 56 për qind e 5000 të votuesve vendosën për Kovaçiç. 19% dëshironin Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Karim Benzema si treshëe sulmi dhe Isco në mesfushë, ndërsa Asensio fitoi 18 për qind të besimit të tifozëve për të startuar, përcjell Albeu.com.

Sipas sondazhit të MARCA-s, Kovaçiç fitoi me 54 për qind të votave ndër 30,000 votues dhe 28% preferuan Asensio dhe 10% BBC. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 22:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori