Tifozët nisen drejt stadiumit, nuk mungojnë këngët dhe vallet (VIDEO)

TKZ on Vidnews.

Edhe pak minuta na ndajnë nga starti i sfidës mes Shqipërisë dhe Turqisë, atmosfera në qytetin e Shkodrës ka filluar të ndizet. Për këtë meritë kanë padyshim “Tifozat Kuq e Zi” që së bashku me "Plisat" e Prishtinës dhe disa tifogrupe të tjera, e kanë ndezur atmosferën.

Të organizuar dhe të shumtë në numër, tifozët kanë nisur marshimin drejt stadiumit "Loro Boriçi", për t’u akomoduar në tribunën përkatëse.

Këngët, vallet dhe flakadanët e kanë bërë atmosferën elektrizuese në qytetin e Shkodrës.

Shtuar më 22/03/2019, ora 19:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori