Ky sezon është më konkurrues se asnjëherë më parë sa i përket Thomas Strakoshës te Lacio.
Gardiani shqiptar duhet të bind trajnerin dhe
tifozët se e meriton vendin e titullarit më tepër sesa
Reina.
Ky i fundit po aktivizohej nga
Inzagi përgjatë kohës që portieri i Shqipërisë rezultoi me COVID dhe siguria që i dha Lacios ishte e jashtëzakonshme.
Në shtatë ndeshjet pa
Strakoshën nuk ka ardhur asnjë humbje për kryeqytetasit dhe mbi të gjitha
Reina nuk ka gabar asgjë.
Përkundrazi, ka më tepër siguri në daljet e tij dhe njëkohësisht ulërimat që jep në stadiumin e boshatisur për të movituar shokët e ekipit përcjellin energjinë e duhur.
"Tuttomercatoëeb" raporton se
Inzagi e ka thënë në konferencën për shtyp se në ndeshjen e nesërme kundër Udinezes do të luajë Strakosha nga minuta e parë. Kjo është edhe hierarkia e vendosur atje ku
Reina vjen pas portierit të Shqipërisë.
Megjithatë po në të njëjtën media italiane thuhet se
tifozët dëshirojnë më shumë portierin me eksperiencë sesa
Strakoshën.
Shtuar më 28/11/2020,
ora 17:29