Tifozi bie nga tribuna gjatë festës, 12 metra lartësi por i ndodh.. (VIDEO)
Tifozi i Sao Paulos, Lago de Melo Rios, është shumë me fat pasi ka shpëtuar për mrekulli nga rënia që i ndodhi në stadiumin ‘Estadio Cicero Pompeu de Toledo’.

Tifozi ishte i pranishëm në ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Germios në Serie A-në e Brazilit, ndërsa në momentin kur po festonte me tifozët e tjerë bie nga një lartësi prej 12 metrash.

Melo Rios për mrekulli ka arritur të mbijetonte duke rënë mbi një vajzë që ishte duke parë ndeshjen por për fat të mirë edhe ajo shpëtoi me disa dëmtime të lehta.

Dyshja përfundoi në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Shtuar më 06/09/2019, ora 21:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori