Tirana e "përgjysmuar" mposht pastër Kukësin (VIDEO)

Tirana fiton ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Kukësit me rezultatin 2-0, edhe pse bardheblutë ishin të përgjysmuar nga mungesat e shumta. Ismajlgeci, Çelhaka, Toshevski, Batha, Torasa dhe Kale, të gjithë emra shumë të rëndësishëm, por mbi të gjitha, lojtarë titullarë të kampionëve të Shqipërisë.

Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Emanuel Egbo që ishin në fushë treguan karakter dhe e mbyllin praktikisht sfidën e luajtur në Korçë brenda 17 minutave. Bardheblutë kaluan në avantazh në minutën e gjashtë me anë të Filip Najdovskit i cili shënon me kokë. E njëjta skenë përsëritet edhe tetë minuta më pas, kur sërish maqedonasi kërcen më lart se kundërshtarët dhe mposht portierin Xhika.

Kështu, mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën, Tirana mendoi më shumë për të mbrojtur rezultatin dhe për ta menaxhuar atë, teksa Kukësi nuk ishte mjaftueshëm i fortë për të rrezikuar portierin Visar Bekaj. Në këtë formë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe Tirana merr tre pikët e para, teksa jep një sinjal se edhe në këtë sezon do të jenë ata ekipi për t’u mposhtur.

Shtuar më 04/11/2020, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori