Tjetër deklaratë e bujshme, avokati: Maradona mund të jetonte, ai u rrëzua dhe ra me kokë
Nga Matthias Marburg, BILD
Dalin në dritë të tjera detaje nga vdekja e Diego Maradonës, 60 vjeç.
Rodolfo
Baque, avokati që përfaqëson një nga infermieret,
pretendon:"Diego është rrëzuar një javë para se të vdiste në shtëpinë e tij. Ai ka rënë me kokë. Nuk ishte ajo ana e kokës ku u operua për mpiksjen e gjakut. Megjithatë duhej thirrur një mjek. Kjo nuk ndodhi.
Thjesht e morën dhe e vunë në krevat".
Pas
kësaj, Maradona qëndroi në
dhomën e tij për tre ditë, pa parë televizion. Gjatë
kësaj kohe, pulsi i tij ishte shumë i lartë.
"Ai kishte rrahje zemre prej 115 në minutë, kurse një ditë përpara vdekjes ishin 109. Një njeri me probleme të zemrës nuk duhet të ketë kurrë më shumë se 80 rrahje në minutë. Por Maradonës nuk iu dha asnjë ilaç, nuk mori asnjë trajtim. Ai mund të kishte në dispozicion mjekët më të mirë në botë, por ata
thjesht e lanë aty. Nëse ai do të ishte dërguar në spital, do të ishte gjallë edhe sot".
Baque përfaqëson infermieren Gisela Madrid, e cila pranoi se kishte gënjyer kur u pyet për herë të parë pas vdekjes së fundit. Ajo u pyet se kur kishte qenë hera e fundit kur kishte hyrë në
dhomën e tij. Madridi tani
pretendon se nuk ka thënë të vërtetën, nën presionin e punëdhënësit të saj.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 19:46